Shkup, 12 dhjetor – VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit në zgjedhjet e së dielës ka humbur gjithsej 28.906 krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014, shkruan gazeta KOHA. Nëse në 2014 partia e Gruevskit arriti të marrë 481.615 vota, në këto zgjedhje VMRO ka fituar 452.709 vota. LSDM ndërkohë, për 152.514 vota është treguar më e fortë se në vitin 2014. Në zgjedhjet e parakohshme dy vite më parë, LSDM kishte marrë 283.955 vota, ndërsa të dielën – 436.469 vota. Në zgjedhjet e së dielës, është shtuar edhe numri i votuesve maqedonas. Nga 765.570 vota maqedonase në 2014, të dielën votën e tyre e dhanë 889.178 votues, ose 123.608 më shumë. (koha.mk)