Shkup, 28 maj – LSDM konfirmon se Lëvizja BESA nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, pasi siç thuhet në komunikatën e partisë së Zaevit, me BESËN nuk është arritur marrëveshje për një pjesë të caktuar të çështjeve. “Informojmë se në lidhje me bisedimet me partinë BESA, edhe pse u pajtuam se ndajmë përcaktimin për reforma urgjente për zhvillim demokratik dhe evropian të Maqedonisë, për një pjesë të caktuar të çështjeve nuk arritëm marrëveshje. Lëmë dyert e hapura për bashkëpunim në lidhje me mbështetjen e reformave që do të ndodhin në Republikën e Maqedonisë, si dhe për çka do tjetër me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, kanë informuar nga LSDM.