Deputeti i LSDM-së Vasko Kovaçevski sot në konferencë për shtyp në Kuvend akuzoi se firma “Markovski Kompani”, e cila, sipas tij, është e afërt me Sasho Mijallkovin, e ka fituar tenderin prej 290 milionë denarë të REK Bitolla.
“Është e papërgjegjshme të pohohet se ka nevojë për procedurë urgjente për gërmim të qymyrit për në REK Bitolla, madje rastësisht në këtë tender ka fituar firma ‘Markovski Kompani’, e afërt, sipas informatave qasëse, me Sasho Mijallkovin. E para, ekziston plan dhe program për gërmim të qymyrit dhe zgjyrë dhe absolutisht është i pabazë pohimi se as urgjent ka qenë i nevojshëm tenderi 5-milionësh”, tha Kovaçevski.
Ai shtoi se gjatë 10 viteve të kaluara kjo fabrikë ka fituar tenderë në vlerë prej 60 milionë euro në REK Bitolla, si dhe tenderë për ndërtim ose rikonstruksion të rrugëve.
“Në qoftë se është publikuar në kohë shpallja për grumbullim të ofertave nga më shumë firma, do të kishte konkurrencë më të madhe dhe mundësi për çmim më të ulët dhe kështu ky gërmim i qymyrit dhe zgjyrës në REK Bitolla do të ishte më i lirë”, tha Kovaçevski, duke shtuar se do të përgjigjen për gjithë ata që kanë bërë keqpërdorime.