LSDM-ja në kumtesën e sotme porosit që të ndërpriten bllokadat dhe obstruksionet që proceset demokratike të vazhdojnë ashtu siç është parashikuar në Kushtetutë, Rregullore dhe ligjet. “Interes i lartë i qytetarëve është që të marrin Qeveris të re reformuese, ashtu siç votuan”, thuhet në kumtesë.
Nga LSDM-ja theksojnë se jetën normale dhe ekzistencën e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe funksionimin e sistemit shtetëror nuk guxon askush t’i rrezikojë. Shumica parlamentare, siç theksojnë në kumtesën partiake, ka për detyrë t’i mbrojë qytetarët dhe këtë do ta bëjë.