LSDM-ja njoftoi se sipas të dhënave të publikuara dje nga Raporti i Ministrisë së Financave, përfshirë edhe fundin e vitit të kaluar borxhi publik i shtetit ende është mbi 50 për qind, edhe pse nga pushteti kanë pohuar se është zvogëluar. “Kjo do të thotë se ministri i Financave në largim Kirill Minoski, në fushatën zgjedhore i ka gënjyer qytetarët se borxhi publik është zvogëluar për 1,4 për qind. Borxhi është ende në nivelin kritik mbi 50 për qind, siç paralajmëruan edhe institucionet financiare ndërkombëtare, kur shprehën shqetësim për dinamikën e huamarrjes së shtetit”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Sipas LSDM-së, urgjentisht nevojitet qeveri e re sipas vullnetit shumicë të qytetarëve e cila do të zhvillojë politika reale përgjegjëse dhe e cila me përkushtim do të punojë në stabilizimin e nivelit të borxhit publik. Theksojnë se në Planin për jetë të LSDM-së është paraparë se borxhi publik do të duhet të publikohet tërësisht dhe rregullisht pa përjashtime dhe kalkulime politike, si dhe fshehja e borxhit publik do të jetë vepër penale.