LSDM-ja sot përmes një kumtese theksoi se bashkësia ndërkombëtare i jep mbështetje shumicës prej 700 mijë qytetarëve të cilët kanë votuar për ndryshime dhe të cilët e presin qeverinë e re.
“Çdo ditë e humbur në replika të ndërsjella të deputetëve nga VMRO-DPMNE-ja është ditë pa ngritje të pagës minimale në 12 mijë denarë, pa tarifë të lirë të energjisë elektrike, pa heqje të taksës radiodifuzive dhe pa heqje të testimit ekstern, pa status të zgjidhur të punëtorëve të falimentuar”, theksohet në kumtesë.
Qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare thotë LSDM-ja, presin që menjëherë të zgjidhet kryetari i Kuvendit, që ai ta njoftojë Gjorge Ivanovin se duhet t’ia japë mandatin kryetarit Zoran Zaev dhe të formohet qeveria e re reformuese.
LSDM-ja vlerëson se Rezoluta e miratuar nga Partia Popullore Evropiane dhe porosia e Bundestagut gjerman japin porosi deri te presidenti Gjorge Ivanov dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski se duhet të respektohet shumica parlamentare dhe se zgjedhje të reja nuk është opsioni i duhur.