Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau nuk mundi t’i mbante lotët gjatë varrimit të tri nga gjashtë viktimave të sulmit terrorist në një xhami në Quebec City. Me mijëra ishin qytetarët që morën pjesë në këto homazhe, ndërkohë që kreu i ekzekutivit paralajmëroi se do të ketë masa të ashpra ndaj kujtdo që jep mesazhe urrejtjeje. Ai theksoi se të gjithë shtetasit e feve të tjera janë solidarizuar me komunitetin mysliman të vendit.