Hillary Clinton nuk ia ka dalë mbanë. Përkundër parashikimeve dhe sondazheve, ish-sekretarja e Shtetit ka humbur garën për Shtëpinë e Bardhë përballë republikanit Donald Trump që pritet të jetë Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe nga ditët e fundit, ose më saktë, para disa orësh kur u mbyllën qendrat e votimit, atmosfera nuk ka qenë aspak ajo që pritej në kampin e Clinton, shkruan Top Channel. Të shumtë janë ata që nuk i kanë përmbajtur lotët dhe janë zhgënjyer me rezultatet e fundit. Ja edhe pamjet e para pasi ndërsa rezultati sa vjen e qartësohet në të mirë të Trump.