Presidenti çek Milos Zeman ka “shokuar” kryeministrin e vendit Bohuslav Sobotka kur e aprovoi dorëheqjen e tij. Ai këtë e bëri para se Sobotka të jep dorëheqje zyrtare, lajmëron AP.Sobotka të martën ka publikuar se ai dhe qeveria në krye të së cilës është do t’i lënë pozitat gjashtë muaj para se t’ju kryhet mandati, në mënyrë që të këputë kontestin e gjatë të cilin po e zhvillon kundër ministrit të financave, miliarderit Andrej Babis, kundërshtarit të tij kryesor politik. Sobotka shkoi në Kështjellën e Pragës, ku është selia e presidencës, në konsultime me presidentin e vendit. Ai më herët sot ka paralajmëruar se nuk do të jep dorëheqjen, por këtë e planifikon të bëjë kah mesi i majit. Mirëpo, me ardhje në kështjellë, Zeman ka thënë se e pranon dorëheqjen e tij, i falënderoi në punën e deritashme dhe kërkoi që anëtarët e qeverisë të mbeten nëpër vendet e tyre derisa nuk iu emëron kryeministrin e ri. Dukshëm i shqetësuar, Sobotka është përgjigjur se “nuk kishte nevojë për skena”, e më pas bashkë me Zeman’in shkoi në biseda private, shkruan agjencia amerikane.