Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku po kalon momentet e fundit te skuadra rumune, Gazi Metan. Sipas mediave turke, Llullaku që është golashënuesi më i mirë në Rumani, gjatë janarit do të kalojë te skuadra turke Sivaspor. Për Llullakun që ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, Sivaspor do të paguaj 100 mijë euro, ndërsa lojtari do të përfitojë nga 275 mijë euro në vit, apo 10 herë më shumë se sa në Gazi Metan.