“LLAVA E MALLKUAR”, turistët rikthejnë copëzat e vjedhura të vullkanit

Turistët pa e kuptuar mund të ndryshojnë një mjedis të panjohur duke arritur ta bëjnë të famshëm. Kjo ndodh në të gjithë botën. Në fakt, disa vende janë të njohura dhe mbërritjen e grupeve të mëdha turistësh e menaxhojnë me lehtësi, ndërsa te disa vende të tjera më pak të njohura nuk ndodh kështu, dhe dëmi mund të jetë i rëndësishëm. Një prej tyre këtyre vendeve është edhe në Havai, atje ku turistët marrin copëza nga vullkani.

Në fakt, Havai janë ishuj vullkanikë, dhe ka akoma vullkane aktive, por nëse llava merret në sasi të mëdha mund të ketë dëme, sidomos në pejzash, më pas dhe në mbajtjen e terrenit. Për këtë arsye, rojat e parkut kanë arritur t’i ndalin turistët që të marrin llavë me vete. Dhe këtë e kanë bërë në një mënyrë shumë origjinale: duke u nisur nga një legjendë jo e vërtetë e mitologjisë së Havait, ku perëndesha Pele (që është mbrojtësja e vullkaneve) do të linte një mallkim për ata që do të vidhnin llavë nga vullkani, duke bërë që të përndiqen gjithë kohës nga një fat i keq.

Disa vite më parë, kjo histori është publikuar edhe në gazetat amerikane, për arsye se ata përfaqësojnë një numër të madh turistësh të ishujve (edhe për çështje gjeografie); që atëherë turistët jo vetëm që nuk marrin më llavë, por filluan të kthenin mbrapsht, edhe kundrejt një kostoje të lartë, të gjitha copëzat e marra vetëm e vetëm që të liroheshin prej tyre, duke menduar se ato ishin në të vërtetë fati i tyre keq, si në jetë dhe në dashuri. Përveç kësaj, këta persona, pasi i kanë kthyer copëzat e marra, kanë dëshmuar se nuk ndihem më të mallkuar.

Sot ky mit është përhapur shumë, dhe çdo ditë vijnë pjesë të llavës të marra në Havai që nuk duan ta kenë më në shtëpi, pasi e kanë vjedhur. Dhe kështu rojat e parkut janë bërë lajmësit për “fatkeqësinë” që sjell llava për turistët, sepse është e pamundur të vendoset përsëri atje ku është marrë. Dhe jo vetëm kaq: disa kanë filluar të kthejnë mbrapsht edhe rërë e gjethe që kanë arritur të marrin, vetëm për të shmangur fatin e keq, që si dihet edhe mund të ekzistojë. Kështu, nëse legjenda nisi për të ndaluar turistët të vjedhin, tani është problemi që të arrihet të menaxhohet mirë rikthimi i llavës.

Autoritetet në Havai janë munduar tani të shpjegojnë se e gjitha kjo nuk është e vërtetë, që ishte thjesht një legjendë e shpikur dhe nuk ka të bëjë me fatin, por nuk kanë arritur t’ia dalin. Është e vështirë t’ua kthesh mendjen njerëzve, sidomos kur bëhet fjalë për fat … Ja ç’ndodh nëse shpiken legjenda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

15 + fourteen =

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com