Është liruar Liridon Leci, mbrojtësi i Prishtinës që ndodhej në paraburgim që nga e diela pasdite. Lojtari është liruar sot dhe vendimin për paraburgim e ka quajtur absurd. “Është absurde çfarë ka ndodhur, prishje imazhi personal, prishje imazhi për klubin, për Federatën. Më arreston një polic që nuk i din rregullat dhe më thotë se i keni shënuar dy gola dhe dy ditë do të qëndrosh i mbyllur. Por, pjesa tjetër e policisë dhe Majori i stacionit duke më kërkuar falje më ka thënë se kam drejt të qoj qështjen në të gjitha instancat dhe është turp për institucionin e policisë se çka ka ndodh”, ka thënë Liridon Leci i cili pas kësaj do të vendos për ankesat në instancat më të larta, shkruan prishtinafc.com, raporton Gazeta Olle.