Messi ka arritur fitoren e tij të 400-të me fanellën e Barcelonës, si profesionist, kundër Atletico Madrid, në 566 ndeshje, që ai ka luajtur deri më tani me klubin katalanas. Përpara vetes në klub, ylli argjentinas ka Iniestën dhe Xavi, me 417 dhe 476 fitore. Leo Messi e ndan këtë “400” me: 277 fitore në kampionat, 66 fitore në Ligën e Kampionëve, 41 fitoren në “Copa del Rey”, 8 fitore në Superkupën e Spanjës, 3 fitore në Superkupën e Europës dhe 5 fitore në Botërorin e Klubeve. Lionel Messi ka regjistruar 566 ndeshje me ekipin e parë katalanas, që nga debutimi i tij, në vitin 2004. Dhe shumica e këtyre lojërave, ai i ka fituar. Por, qasja fituese vjen natyrshëm për lojtarin më të madh në botë.
Këto 400 fitore e kanë ndihmuar atë për të fituar jo më pak se 29 trofe të ndryshëm të mëdhenj, duke përfshirë edhe katër Champions. Atlético Madrid është “viktima” më e preferuar e Messit. Në të gjitha garat, ai ka shënuar 27 gola kundër “mattress-makers”, pastaj Real Madridit (21 gola) dhe Sevilla (21 gola). Dhe, me 11 gola tashmë në vitin 2017, ai nuk është vetëm numri një si golashënues në La Liga, por në të gjithë Europën. Ndërsa Messi “peshkoi” fitoren numër 400, partneri i tij në sulm, Luis Suárez, sapo ka rrumbullakosur 100 golat e tij të parë me Barcelonën. Fitorja 2-1 në shtëpi ndaj Leganés, bëri që uruguajani të arrinte shifrën 100.