Lideri i Superligës në futboll, Trepça ’89, është përforcuar me futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Amir Bilalli. Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe së fundmi ka luajtur për KF Bylis në Shqipëri, njofton klubi mitrovicas. Bilalli ka luajtur për Kombëtaren U21 dhe U19 të Shqipërisë, ndërsa brenda dy ditëve pritet ti bashkohet skuadrës së re e cila po vijon përgatitjet në Antalya të Turqisë.