Një shitës i librave në Holand është detyruar që ta largojë një libër për tu ngjyrosur për fëmijë pasi aty ishte portreti i Adolf Hitlerit dhe kjo ka zemëruar autoritet holandeze. Shitësi i librit ka deklaruar si i vjen keq dhe është konsideruar si incident dhe ai menjëherë e ka tërhequr produktin nga shitja, shkruan BBC. Libri është prodhuar në Indi dhe është e mbetet e paqartë pse Hitleri është paraqitur në atë libër. “Dyshimi im është se njeriu që bëri këtë libër për t’u ngjyrosur, ka pas për qëllim ti përfshijë njerëzve të famshëm, ku në mesin e tyre ka qenë i zgjedhur edhe diktatori Adolf Hitler, ndoshta ai nuk e ka njohur” ka thënë shitësi holandez. Ndërsa botuesi i librit ka shpjeguar se në librin e tij ka përfshirë edhe figura të rëndësishme historike të tilla si Nelson Mandela, Albert Einstein dhe Abraham Lincoln.
Libri i ngjyrosjes me portret të Hitlerit largohet nga shitja
Leave a comment