Anëtari i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA dhe drejtor i Departamentit për Punë të Jashtme, Kastriot Rexhepi, sot realizoi një takim me G. Tatsuro Hayashi, këshilltar dhe shef i departamentit politik dhe ekonomik pranë Ambasadës Japoneze në Vjenë, dhe zotëri Toyokazu Kubota, këshilltar dhe ushtrues detyre në Ambasadën e Japonisë në Shkup.
Në takim, siç thuhet në kumtesë, është biseduar për situatën aktuale politike dhe për mundësitë e bashkëpunimit në nivel lokal pas zgjedhjeve lokale. Përfaqësuesi i BESËS ka shprehur gatishmërinë maksimale për bashkëpunim lidhur me projektet zhvillimore nga fonde të qeverisë japoneze nga sfera e infrastrukturës, shëndetësisë dhe politikave sociale. Zyrtarët japonezë janë informuar edhe rreth projektit zhvillimor “Korabi 2025” projekt ky i cili do të rritë ndjeshëm standardin jetësorë nëpër komunat shqiptare në Maqedoni, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.