Shkup, 6 dhjetor – Për shkak të procesit zgjedhor që për momentin po zhvillohet në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq në pajtim me të gjitha rregullat ligjore që zbatohen dhe për shkak të transparencës së procedurës, shpërndarja preliminare e lejeve vjetore EKTM për transport ndërkombëtar të mallrave do të mbahet më 12 dhjetor të këtij viti, kumtoi sot Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, shkruan gazeta KOHA. “Dëshirojmë t’i bindim të gjitha kompanitë transportuese në Republikën e Maqedonisë se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, në pajtim me kompetencat e veta, në bashkëpunim me Komisionin për shpërndarje të lejeve EKTM, do të kryejë shpërndarje dhe shpërndarje të lejeve transportuese deri në fund të këtij viti”, thuhet në kumtesë. Në periudhën prej 13 deri më 20 dhjetor të këtij viti, informojnë nga Ministria, është paraparë periudhë për ankesa përmes sistemit elektronik. “Më 22 dhjetor të këtij viti do të publikohet lista përfundimtare e EKTM lejeve të shpërndara dhe të rezervuara individuale transportuese dhe deri në fund të vitit do të distribuohen lejet e transportuesve. Me atë do ta rrumbullakojmë procesin e shpërndarjes së lejeve transportuese për vitin 2017”, thuhet në kumtesën e sotme të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Gjithashtu Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i mbështetë të gjitha kompanitë transportuese të cilat kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave dhe i bindë se nuk ekziston kurrfarë pengese që me kohë t’i planifikojnë dhe kryejnë aktivitetet e tyre afariste për vitin rrjedhës 2017. (koha.mk)