Kandidatja e Frontit Nacional ne France Marine Le Pen ka nisur zyrtarisht fushatën per zgjedhjet presidenciale, me dy premtime te forta: Nëse ajo zgjidhet ne krye te Elizese do te thërrasë dy referendume për te nxjerre Francën nga Bashkimi Europian dhe NATO. Duke folur nga Lioni, kandidatja e ekstremit te djathte ka deklaruar se Be-ja është nje dështim, pasi nuk mbajti asnjë nga angazhimet qe mori përsipër kur u krijua. Le Pen prezantoi nje dokument me 24 faqe, ku përfshihen 144 masat e programit te saj. Lufte islamit radikal, kundër globalizimit, rikthim te franga si monedhe kombëtare jane disa nga pikat e tjera te programit te saj. Me shume mundësi ne balotazhin e 7 majit ajo do te përballet me kandidatin progresist te pavarur Emanuel Makron, cili sipas sondazheve paraprake vlerësohet si favoriti kryesor i garës. Ne fillim, kandidati i republikani Fransua Fijon, ish-kryeministër, ishte ne pole position, por problemet e tij dhe hetimet e nisura per disa raste abuzimi kane bere qe mbështetja popullore te shkoje ne pikiate.