Munir El Haddadi gjatë kësaj jave ka gjasa të mëdha që të gjej një klub të ri, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit të Barcelonës, Ernesto Valverde. Sipas Calciomercato.com, sulmuesi i Spanjës pritet të transferohet te skuadra e Sampdorias. Thuhet se klubi nga Serie A tashmë ka nisur bisedimet me Barcelonën për Munirin, i cili sezoni e kaluar ishte i huazuar te Valencia. Munir shihet si zëvendësues i Patrik Schick, i cili kompletoi transferimin nga Sampdoria te Roma.