Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte gjatë festës në sheshin e qytetit kur një makinë e kuqe e markës Audi me tabela të Shkupit me shpejtësi të madhe ka prerë rrugën konvojit policor që ka udhëtur nëpër bulevardin Aradhat Partizane në drejtim të stacionit policor në Gjorçe Petrov.
Në aksident janë lënduar 8 përfaqësues të Njësisë speciale për mbështetje, të cilët me makinat e ndihmës së shpejtë dhe të dëshmitarëve janë dërguar në klinikat e Shkupit dhe në spitalin e qytetit. (koha.mk)