Liverpool e ka gjetur zëvendësuesin e Felipe Coutinhos, sigurisht nëse mesfushori bazilian do të largohet drejt Barcelonës. Bëhet fjalë për mesfushorin e West Hamit, Lanzini, për të cilin drejtuesit e Liverpoolit janë gati të shpenzojnë 25 milionë Euro.
Watfordi po bën të pamundurën për blejen e Kieran Gibbs nga Arsenali. Gjithsesi ekziston një pengesë serioze që të zyrtarizohet marrëveshja dhe ka të bëjë e pagën e futbollistit. Gibbs duhet të pranojë një ulje të ndjeshme krahasuar me shifrat që përfiton aktualisht te “Topcinjtë”.
Serge Aurier ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Paris Saint Germain. Mbrojtësi 24-vjecar pëlqehet shunë nga Tottenham në Premier League, ku e shohin si pasuesin ideal të Kyle Walker, që iu bashkua Manchester City-t. Me ofertën e duhur, klubi angez nuk do ta ketë të vështirë të sigurojë shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
Arsenali ka përgatitur një ofertë 30 milionë Euro për Juan Gulliermo Cuadradon. Për kolumbianin, akualisht pjesë e Juventusit, do të ishte një rikthim në Premier League, ku më parë ka veshur fanellën e Chelseat. 29-vjecari pëlqehet shumë nga Milani, por kuqezinjtë vështirë që mund t’i rivalizojnë Blutë e Londrës.
Pas publikimit të një fotoje të Nemanja Matic duke kryer vizitat mjekësore, Jose Mourinho konfirmosi se futbollisti serb dëshironte me cdo kusht të bëhej pjesë e Manchester United. “Djajtë e Kuq” mësohet se kanë shpenzuar plot 40 milionë Paund për kartonin e futbollistit, që gjatë tre sezoneve të fundit ka qenë pjesë e Chelseat.