Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, ndryshe fajtori kryesor i krizës aktuale, ka bërë thirrje për takim liderësh pas dhunës në Parlament. “Ju bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, të vetëdijshëm mos të bini pre e provokimeve. Institucionet të reagojnë në pajtim me kompetencat. Çdokush duhet të jetë i vetëdijshëm për veprimet e bëra. Ju bëj thirrje liderëve partiak që nesër të takohemi. Askush prej jashtë nuk do të na i zgjedh punët tona. Për çdo situatë ka zgjidhje”, ka thënë shkurt Ivanovi.