Duncan Watmore i klubit të Premier League AFC Sunderland ka shpëtuar tre njerëz gjatë pushimeve të tij në Barbados kur ndodhi një fatkeqësi në det, duke i dhënë një gruaje ndihmën e parë që e mbajti gjallë. Por historia nuk përfundon këtu. Lojtari i përfaqësueses angleze për U21 madje u tregua aq modest sa nuk i tha akujt në skuadër. Ja si shprehet trajneri i Sunderland, David Moyes: “Vetëm nëpërmjet gazetave e mora vesh si lajm. Më pas e thirra të ma tregonte vetë historinë. Është një histori e mrekullueshme.” Në dhjetor Watmore tërhoqi ligamentin e gjurit. Gjatë riaftësimit, për ta mbajtur të lumtur lojtarin, trajneri Moyes e dërgoi në Karaibe për pushime. Watmore bashkë me të dashurën e tij merr pjesë në një ekspeditë me varkë, vetëm kur përplasen me një varkë më të madhe. Të gjithë u hodhën në ujë dhe Watmore mori me vete tre persona që kishin vështirësi të madhe të mbijetonin. Një prej njerëzve kishte një plagë të madhe në këmbë dhe Watmore hoqi bluzën duke ia lidhur për të ndalur gjakosjen.