Ish sulmuesi i Liverpoolit, Peter Crouch, ka zbuluar një detaj interesant të viteve më parë kur kishte takuar brazilianin Ronaldo në pushime. Crouch ka kaluar gjithë karrierën e tij në Angli, vend në të cilin Ronaldo, i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2002 – nuk ka luajtur asnjëherë, transmeton Gazeta Express. Braziliani ka luajtur në Itali, Spanjë, Holandë po ashtu edhe në vendin e tij dhe ka qenë idol për shumë futbollistë në Evropë, po ashtu edhe për Peter Crouch, që ka zbuluar një detaj interesant gjatë takimit me Ronaldon. “Kam takuar Ronaldon njëherë. Isha në Ibiza në pushime dhe takova atë një klub. Ai ishte njeriu i vetëm për të cilin do të vrapoja për një foto dhe këtë e bëra. Përderisa bëja foton, thosha me vete ‘a thua më njeh ky mua?’. Dhe a e dini çfarë? Ai nuk ia kishte idenë”, deklaroi anglezi për “The Telegraph”. Ronaldo, tani 40 vjeçar, u pensionua pesë vite më parë te Corinthians, ku shënoi 18 gola në 30 –paraqitje për klubin brazilian.