Federata e Futbollit Spanjoll ka refuzuar apelin për zbutjen e dënimit të Neymarit, pas kartonit të kuq që mori ndaj Malagas dhe do të mungojë edhe zyrtarisht në “El Clasico” të dielën, transmeton Gazeta Express. Mediat spanjolle raportojnë se tani mundësia e vetme që Neymar të luajë në “El Clasico” është CAS. Barcelona po mendon ta dërgojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.