AC Milan ka arritur marrëveshje me të gjitha palët dhe Franck Kessie do të jetë përforcimi i parë për sezonin e ri, shkruan Corriere Della Sera.
Javën e ardhshme do të kryhen të gjitha procedurat sa i përket blerjes së kartonit me Atalanta’n, klub me të cilin tashmë është arritur marrëveshja. Klubi i Etrit Berishës do të përfitojë 28 milionë euro nga shitja e futbollistit për të cilin edhe Roma ishte shumë e interesuar. Kessie do të nënshkruajë kontratë për 5 vjet dhe pagë 2 milion euro në sezon.