Cristiano Ronaldo është vërshëllyer sërish në Santiago Bernabeu. Përderisa në Camp Nou thirret për çdo ndeshje emri i Leo Messit, në Santiago Bernabeu po ndodh e kundërta me Cristiano Ronaldon, tifozët vazhdojnë ta vërshëllejnë katër herë fituesin e Topit të Artë dhe lojtarin më të mirë në histori të Real Madridit, transmeton Gazeta Express. Diçka e tillë ndodhi edhe në sfidën kundër Real Sociedadit, para se t’i heshtë ata me një gol në pjesën e dytë. Por, portugezi duket se kishte disa fjalë për ta, që edhe më tej vazhdon të mbetet enigmë ajo se çfarë u tha portugezi tifozëve, përcjell Gazeta Express.
Këtë pjesë munda ta shikoni nga minuta (2:20).
Ky është momenti kur tifozët vërshëllejnë Ronaldon, shikoni si iu drejtohet ai (VIDEO)
Leave a comment