Teknologjia vazhdon të bëjë hapa gjigandë dhe të na habisë në çdo moment. Çdokush prej nesh është i prirur që të provojë gjëra të reja dhe që shërbejnë për të na lehtësuar jetën. Por sot, ne do të ju prezantojmë me laptopin më të ri që ka dalë në treg. Ai është i mrekullueshëm dhe mjaft praktik. “Zenbook Flip S”, plotëson të gjitha kërkesat tuaja në një pajisje të vetme. Lajmi është bërë i ditur nga kompania Asus, e cila ka publikuar laptopin më të hollë në botë, të paktën tani për tani. “ZenBook Flip S” është vetëm 10.9 mm dhe pritet të dalë në shitje këtë vit duke filluar nga 1.099 dollarë. Ekrani i tij është 14 inch dhe është shumë i lehtë pasi peshon 1.1 kg. Ai ka një ekran me prekje dhe do të jetë në dispozicion në shumë modele të ndryshme.