Të kërkuarit e në vendi të punës, mund të jetë një proces demoralizues. Aplikacion pas aplikacioni, intervistë pas interviste edhe ende je i papunë. Mirëpo, Luka Yla, duhet që ka gjetur mënyrën e duhur për t’ua dërguar rezymenë e tij të gjithë njerëzve të duhur. Ai është shpërngulur nga Lituania në San Francisco të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me pesë vjet përvojë punë në teknologji. Me të ardhur në SHBA, ai ka filluar të aplikojë në kompani të ndryshme. Qasja e tij ishte goxha kreative. Ai është veshur si postier dhe ka dërguar petulla të ndryshme për punëdhënësit e tij potencialë. “Kjo dërgesë nuk është gabim. Shtirem të jem punonjës i ndonjë restoranti dhe sigurohem që CV-ja ime të përfundojë në duart tuaja. Siç edhe e vërejtët, iu qasem gjërave në një mënyrë tjetër dhe më e rëndësishmja, më pëlqen t’i përfundoj ato”, u shkruan ai në pakon e petullave atyre që ua dërgon. Deri më tani ai ka pasur 10-të intervista pune, shkruan The Independent.
Ky djalë ka një ide gjeniale për të gjetur punë
Leave a comment