Kuvendi pas pauzës prej një ore që e kërkoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevanaxhia në emër të, siç theksoi, grupit të shtatë të deputetëve e vazhdoi seancën e gjashtë me debat për pikën e katërt – propozim vendimin për dhënien e pëlqimit për aktet e përgjithshme të Avokatit të Popullit. Pika vijuese në rendin e ditës është shkarkimi i prokurorit publik shtetëror, Marko Zvërleski.
Në seancën e gjashtë do të debatohet edhe për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të dorëzuara nga Nola Ismajloska, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova edhe për raportet vjetore për punën e më shumë institucioneve. Deputetët duhet të debatojnë edhe për gjendjen me deponinë e egër në Strugë, propozim i dorëzuar prej një grupi deputetësh të VMRO-DPMNE-së.