62-vjeçari ka shërbyer si diplomat përgjatë gjithë jetës së tij dhe ka qenë ambasadori rus për Turqinë që prej vitit 2013. Ai është baba i një djali dhe e ka nisur karrierën e tij në vitin 1976 në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Rusi.
Gruaja dhe djali i tij mbetën të vetëm pas vrasjes së tij në ekspozitën e arteve në Turqi. Ai ka lindur në vitin 1954 në Moskë dhe është diplomuar nga Instituti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë.