Stamboll, 11 dhjetor – Grupi militant kurd “Skifterët për lirinë e Kurdistanit” e morën përgjegjësinë për shpërthimet e mbrëmshme në Stamboll, në të cilat janë vrarë 38 persona, ndërsa janë lënduar 155. Ai grup, i cili u shkëput nga Partia Punëtore Kurde (PKK), në faqen e saj të internetit shkroi se e ndërmerr përgjegjësinë për sulmin. Ato e ndërmorën përgjegjësinë edhe për shumë sulme të tjera të kryera në Turqi gjatë këtij viti. Në sulmin e dyfishtë me bombë para stadiumit në Stamboll, humbën jetën 38 persona, mes të cilëve 30 policë. Turqia sot shpalli ditë zie, ndërsa kryeministri Binali Jildirim urdhëroi flamujt të lëshohen në gjysmë shtizë.