Kryesuesi me OSBE-në për vitin 2017 dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Austrisë, Sebastian Kurc, të dielën do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë. Siç njoftoi MPJ-ja e Maqedonisë, në kuadër të vizitës ministri Kurc do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Poposki. Sipas axhendës, të dy ministrat do ta vizitojnë edhe gurin kufitar 59 në kufirin Maqedoni-Greqi.