Shkup, 17 prill – Disa ministra radhazi shqiptarë në krye të dikasterit të arsimit, nuk kanë mjaftuar që në Maqedoni të ndryshojnë politikat diskriminuese në botimin e teksteve shkollore, shkruan gazeta KOHA. Nuk kanë mjaftuar as miliona euro të harxhuara në emër të arsimit të integruar, as reformat për sistem efikas shkollimi në shtetet multietnike dhe as vënia në përdorim e librave të Kembrixhit. Madje, botuesit e teksteve shkollore konsiderojnë se gjërat janë përkeqësuar gjatë këtyre 10 viteve. Ministria e Arsimit dhe Shkencë (MASH) jo vetëm që ka përjashtuar nga gara botuesit e teksteve shkollore, sepse ka marrë vetë monopolin e botimit të tekstit shkollor, por ka eliminuar që në start konkurrencën edhe të autorëve shqiptarë. Kur është në pyetje botimi i testeve shkollore… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)