Papa Françesku ka folur për eksperiencën e tij në lidhje me krizat e besimit të cilat i ka quajtur “momente të zbrazëta” dhe e ka quajtur veten e tij “mëkatar”, në një intervistë për një gazetë Gjermane. I pyetur nga gazeta Die Zeit se a e ka vënë në pyetje ndonjëherë ekzistencën e zotit, Papa është përgjigjur “Edhe unë e di se çka janë këto momente të zbrazëta”. Papa tha se ekziston diçka që të shpie në ato momente, duke thënë se “këto kriza të shpiejnë deri tek rritja e brendshme shpirtërore”, si dhe të gjitha fetë e tjera i kanë dyshimet e tyre jo vetëm feja Katolike. Françesku tha se nuk e konsideron veten të veçantë, duke thënë se ai është një besimtarë i thjeshtë dhe mëkatarë si të gjithë njerëzit e tjerë. Papa Françesku tha se populizmi është djalli i shoqërisë.