Kur “Lufta e Ftohtë” zbarkoi në Afrikën e Jugut (FOTO)

Lufta e Ftohtë padyshim që është një periudhë e rëndësishme e historisë së botërore, një “luftë” e cila për shumë analistë ka shmangur Luftën e Tretë Botërore në disa situata delikate. Por periudha e Luftës së Ftohtë nuk ka kaluar gjithnjë vetëm me “betejat” e spiunëve, por ka pasur shpesh edhe luftëra për influencë në zona të caktuara, ku rusët apo vende të tjera komuniste mbështesnin komunistët për të marrë pushtetin në shtete të ndryshme. Daily Mail ka sjellë një sërë fotosh të realizuara në disa shtete Afrikane, ku forcat ushtarake amerikane mbështesin ushtrinë lokale në luftë kundër forcave komuniste.