Paris, 14 dhjetor – Dritat e Kullës së Ajfelit sonte në ora 20 do të shuhen në shenjë solidariteti dhe mbështetje ndaj popullatës së qytetit sirian Alepo, kumtoi prefektja e Parisit, An Idalgo. Ajo theksoi se qëllimi i këtij hapi simbolik është që të tërhiqet vëmendja e opinionit botëror ndaj domosdoshmërisë për masa urgjente për ndërprerje të konfliktit në Siri. Presidenti francez, Fransoa Oland, sot gjithashtu deklaroi se evakuimi i popullatës civile në Alepo duhet të zbatohet nën kontroll ndërkombëtar dhe me pjesëmarrje të organizatave humanitare. Edhe presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker bëri thirrje në ndërprerje sa më të shpejtë të të gjitha veprimeve luftarake në Siri.