Distria Krasniqi, si shpërblim për medaljen e bronztë që e fitoi në Grand Slamin e Parisit, ka marrë një iPhone 7 nga trajneri i saj, Driton Kuka. Ky i fundit në një postim në Facebook ka thënë se Krasniqi ishte një luftëtare e madhe në Paris. “Disit sot treneri për medaljen e Grand Slam Paris i dhuroi një Iphone7. Disi Kampione Botërore e Evropiane për të reja ishte luftëtare e madhe në Paris para luftës për medalje ishte kokulur por e fokusuar dhe doli ngadhënjimtare, krenar me Disin”, ka shkruar Kuka në Facebook.