Përdorimi i antibiotikëve tek fëmijët mund të shkaktojë sëmundje shumë të rënda vite më vonë në jetën e tyre. Është ky përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit nga Universiteti Monash. Kohët e fundit kemi folur shumë për temën e antibiotikëve, duke qenë se ato ju lehtësojnë shumë probleme, por nga ana tjetër përdorimi i tyre po tejkalon masën. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve tani është kthyer në një epidemi në Shtetet e Bashkuara dhe madje po krijon atë që quhet ndryshe edhe rezistenca antibiotike. Marrja e shumë antibiotikëve bën që ato të vrasin bakteret e mira në zorrë, çka e bën më të vështirë për të luftuar infeksionet në të ardhmen. Sipas studimit më të ri, përdorimi i antibiotikëve gjatë fëmijërisë ndërhyn në zhvillimin e bakterieve të zorrëve. Kjo ndikon në sistemin imunitar, pasi 70 % e sistemit imunitar jeton në zorrë. Studiuesit zbuluan se kjo mund të çojë në sëmundje të tilla si sindroma e zorrëve inflamatore, astma, skleroza e shumëfishtë, si edhe shumë sëmundje të tjera që nisin të shfaqen më vonë. Studiuesit trajtuan minj femra me antibiotikë gjatë shtatzënisë dhe trajtuan foshnjat e tyre me medikamente të njëjta gjatë 3 javëve të para të ardhjes në jetë. Ndërsa paralelisht grupi i dytë i minjve nuk mori antibiotikë. Foshnjat treguan nivele të reduktuara të baktereve. Pas 8 javëve nga ardhja në jetë, studiuesit kërkuan qelizat T4 të CD4, të cilat janë një lloj i qelizave imune. Qelizat imune tek minjtë e trajtuar me antibiotikë nuk kanë qenë efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë të zorrëve inflamatore. Studimi tregon se përdorimi i antibiotikëve tek fëmijët mund të shkaktojë sëmundje autoimune më vonë. Ky studim u botua në Journal of Leukocyte Biology.