Bëri bujë të madhe në momentin kur u kthye prej nga u largua pa anjë cent, ndërsa çmimi i dhënë për të (100 milionë euro), janë më shumë se vlera reale e tij. Sigurisht se të gjithë e dini se për këtë bëhet fjalë…për mesfushorin francez Paul Pogba, i cili prej se u largua nga Juventusi është harruar se ekziston, së paku në bazë të statistikave që ka, shkruan Korneri.net.
Kontributi i tij te Manchester United është shumë i vogël, baraz me (zero 0) krahasuar me paratë që është blerë dhe pritshmëritë që kishte si futbollist, sidomos për ato tri vite se çfarë arriti dhe çfarë bënte në Serie A te gjiganti Juventus. Kjo më së miri vërehet sivjet në Premier League, ku skuadra e Jose Mourinhos si po shkojnë punët shumë vështirë (gati e pamundur), është të luajë në Champions League edhe vitin tjetër dhe kjo i sjell humbje të mëdha klubit, mëson Korneri.net.
Me statistika Pogba është larg, shumë larg të tjerëve nëse marim parasysh gjithë mesfushorët që luajnë në Premier League, kurse me çmim është më i shtrenjti ndonjëherë, por definitivisht çmimet e fryra nga klubet angleze janë edhe një dëshmi se nuk janë reale dhe nuk përkon aspak me realitetin. Paul Pogba është i 53-ti, mesfushor në listën e më të mirëve në bazë të gjuajtjeve drejtë portës, asistimeve dhe golave të shënuar, edhe pse në këtë shifra merret parasysh më shumë rrezikshmëria e lojtërave karshi portave kundërshtare. Nëse bazohemi në këto statistika atëherë janë disa pyetje…a i është rritur mendja lojtarit, a po gabon Mourinho në pozitën ku e inkuadron apo thjeshtë nuk i konvenon sistemi i futbollit në Angli? Në 27 ndeshje deri më tani Pogba ka shënuar vetëm 4 gola në Premier League!!!