Kryetari i komunës së Qendrës, Andrej Zhernovski sot u takua me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Në takim, siç informoi pres-shërbimi i komunës Qendër, janë këmbyer mendime për gjendjen politike aktuale, si dhe për punën dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Komuna. Zhernovski e ka informuar liderin e LSDM-së për realizimin e Programit të komunës, në këtë rast duke theksuar se për tre vjet e gjysmë janë zbatuar 230 projekte. Në takim bashkëbiseduesit kanë shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm i ndërsjellë.