Shkup, 23 mars – Vitin e kaluar në Maqedoni kanë punuar 1,9 për qind më shumë subjekte afariste në krahasim me vitin 2015. Sipas të dhënave të publikuara të Entit Shtetëror për Statistikë në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 aktiv kanë qenë 71.519 subjekte afariste. Rritja kryesisht është falë numrit të madh subjekteve afariste aktive në sektorin e Industrisë përpunuese (328 subjekte), Ndërtimtari (318 subjekte) , si dhe në sektorin Veprimtarive profesioniste, shkencore dhe teknike (357 subjekte). Në vitin 2016, në krahasim me vitin paraprak, sektori i Tregtisë me shumicë dhe tregtisë me pakicë, riparimi i automjeteve motorike dhe motoçikletave shënon ulje (127 subjekte). Të dhënat për strukturën e subjekteve afariste aktive në sektorët e veprimtarisë tregojnë se në vitin 2016 më shumë subjekte afariste ka në sektorët Tregti me shumicë dhe Tregti me pakicë, riparimin e automjeteve motorike dhe motoçikleta me 33,2 për qind dhe Industrinë e përpunimit 11,1 për qind. Përfaqësim më të vogël kanë sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe kondicionerë, 0,2 për qind dhe Miniera dhe nxjerrjen e gurit 0,3 për qind. Të dhënat për strukturën e subjekteve afariste aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesëmarrje më të madhe prej 79,3 kanë subjektet afariste me 1-9 të punësuar. Pastaj vijojnë subjektet afariste pa të punësuar ose subjekte me numër të pakonfirmuar të të punësuarve (pa të dhëna për të punësuar) 11,3 për qind, pastaj subjektet me 10-19 të punësuar me 4,3 për qind, pastaj subjektet me 20-49 të punësuar pjesëmarrja e të cilëve arrin 2,8 për qind, me 1,9 për qind marrin pjesë subjektet me 50-249 të punësuar dhe 0,3 për qind nga subjektet afariste aktive kanë mbi 250 të punësuar.