Tetovë, 28 prill – Pas ngjarjeve të dhunshme mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, Bashkimi Demokratik për Integrim sot me fillim në orën 14.00 mban mbledhje të kryesisë qendrore në selinë e partie në Tetovë, raporton korrespondenti i gazetës KOHA. Sipas informacioneve jozyrtare, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë zhvillimet në Parlament si dhe hapat e veprimit të mëtutjeshëm. Poashtu, në këtë mbledhje pritet që të merren edhe hapa konkret për të menaxhuar këtë situatë të krijuar, sidomos kur dihet se pikërisht edhe kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, është zgjedhur nga radhët e këtij subjekti.