Kryeministrja britanike Theresa May ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue”. Fotot e kryeministres janë realizuar nga fotografja e famshme amerikane Annie Leibovitz. Në setin e realizuar për revistën “Vogue” në Amerikë për muajin prill, zyrtarja britanike duket e përkryer në çdo detaj. Në njërën prej fotove, May shihet e ulur në një divan të gjelbër, e veshur me një pallto dhe fustan të realizuar nga “L.K. Bennett”, një markë e preferuar edhe e Dukeshës së Kembrixh.