Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, mund të transferohet në Juventus. Drejtuesit e skuadrës së Juventusit janë në kërkim të një pasardhësi të Andrea Pirlos, i cili ka lënë shumë boshllëqe në mesin e fushës së Kampionit të Italisë. Sipas Tuttosport, Bianconerët po mendojnë që verën e ardhshme të bëjnë ‘çmendurinë’ e radhës, sikurse me Gonzalo Higuainin, duke transferuar Toni Kroosin nga Real Madridi. Kroos është në krye të listës së drejtorit të përgjithshëm të Juventusit, Beppe Marotta, përcjell Express. Por, Juventusi nuk do ta ketë të lehtë ta transferoj gjermanin, i cili ka kontratë me Los Blancos deri në vitin 2020, dhe një klauzolë lirimi prej 300 milionë euro.