Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq deklaroi se Zagrebi e pret vendimin nga Gjykata e arbitrazhit për kontestin territorial me Slloveninë, por shtoi se megjithatë do ta respektojë vendimin e Saborit nga korriku i vitit 2015 – që Kroacia të dalë nga procesi i arbitrazhit dhe në asnjë mënyrë të mos jetë e lidhur me vendimin.
“Në këtë mënyrë e presim vendimin që do të sillet më 29 qershor pasdite. Mbetemi të hapur për bisedime me Slloveninë për të gjitha çështjet, duke e përfshirë edhe atë për çështjen për kufijtë”, theksoi Plenkoviq.
Kryeministri slloven Miro Cerar paraprakisht shprehu kënaqësi nga paralajmërimi i Gjykatës së arbitrazhit se më 29 qershor do ta shpall vendimin në lidhje me kontestin kufitar midis Kroacisë dhe Sllovenisë rreth kufizimit në Gjirin e Piranit, duke theksuar se Qeveria e tij është e gatshme ta zbatojë këtë vendim.
“Vendimi i Gjykatës së arbitrazhit për kufirin tonë me Kroacinë është nga rëndësia e madhe, Bëhet fjalë për një vendim historik për dy vendet”, theksoi Cerar, duke theksuar se Qeveria e tij do ta respektojë vendimin dhe se të njëjtën e pret edhe nga Kroacia.