Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror përgatiti ligj të ri për mbrojtjen e emisioneve industriale në të cilin tërësisht është inkorporuar direktiva e BE-së për emisionet industriale, ndërsa vendosen edhe kritere më të rrepta për kompanitë.
“Këshilltarja e Ministrisë së Mjedisit të Jetesës Besa Tateshi sot në pres konferencë në Odën Ekonomike të Maqedonisë informoi se në industri të veçanta rregullat do të jenë më të rrepta. “Në disa sektorë industrialë do të ketë ndryshime më të mëdha lidhur me atë sa të rrepta do të jenë sasitë maksimale të lejuara të emisioneve. Për shembull në sektorin energjetik do të kemi sasi të lejuara maksimalisht më të rrepta të emisioneve”, theksoi Tateshi.
Komentet nuk presin se shpenzimet për kapacitetet industriale dhe për shtetin gjatë implementimit të ligjit të ri do të jenë të mëdha sepse, siç thonë, në ligjin aktual tashmë është transponuar paraprakja e kësaj direktive të BE-së. Projekt ligji do të prezantohet më datën 14 të këtij muaji në mjediset e Odës Ekonomike të Maqedonisë ku të gjithë të interesuarit do të mund të informojnë për risitë që i mban ky vendim ligjor. Pritet ligji i ri të hyjë në fuqi në vitin 2018.
Deri tani sipas ligjit aktual janë lëshuar gjithsej 320 leje ekologjike të integruara prej të cilave 120 janë leje A për kompani të mëdha dhe 200 leje B për kompani më të vogla. Në procedurë janë akoma 22-23 aplikime. Lejet A të integruara i lëshon Ministria e Mjedisit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësiror, ndërsa lejet B i lëshojnë komunat.