Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias shprehu shqetësim për stabilitetin e Maqedonisë dhe deklaroi se “situata jostabile në Shkup në masë të madhe i takon mungesës së kulturës së kompromisit dhe konsensusit”. Në fjalimin e tij në ngjarjen e organizuar nga ana e Lëvizjes së ideve dhe aksioneve PRATTO, me të cilën ai kryeson, Koxias mbrëmë u përqendrua në shumë çështje.
Në lidhje me Turqinë, ai tha se ajo është “fuqi nervoze” dhe se deklaratat me të cilat hidhet dyshim ndaj Marrëveshjes nga Lozana “fshehin tendencë për revizionizëm”. Në lidhje me Shqipërinë, ai i ka përsëritur pesë kushtet e konfirmuara dhe të pranuara nga ana e BE-së, me qëllim që Tirana të marrë datë për fillimin e negociatave inkuadruese. “Në një botë e cila pretendon t’i humbasë koordinuesit e tyre dhe marshon ndaj situatave kaotike, Evropa nuk i kupton ndryshimet ose faktin se ardhmëria e BE-së varet nga stabiliteti në rajonin më të gjerë”, tha Koxias.
Duke e kritikuar BE-në, ai tha se Unioni “nuk mund të zhvillohet në mjet për dënim, pa vizion”, duke shtuar se është distancuar nga vlerat e solidaritetit. Ai theksoi se dëshiron “Evropë sociale, me shfrytëzimin e njeriut si masë”. “BE-ja nuk ka vizion dhe orientim. Ajo synon të bëhet një lloj perandorie, si Roma e re dhe nuk mund të përgjigjet në shumë kriza: financiare, kriza debitore, nënshtrim të tregjeve, mungesa e institucioneve, rritja e nacionalizmit, kriza e refugjatëve, Bregziti, marrëdhëniet e saja me Turqinë. Pjesa më e rëndësishme: BE përballet me krizën të ballafaqimit me kriza”, theksoi shefi i diplomacisë greke.