Skandali i fundit me ndërmarrjen publike “Strumica Gas” dhe shumat milionëshe, para të popullit të cilat kanë dalë nga buxheti i komunës së Strumicës janë vetëm vërtetim për punën katastrofike të Zoran Zaevit, deklaroi në konferencë për shtyp, Darko Kostovski nga VMRO-DPMNE.
“Opinioni e pa se komuna e Strumicës “Si-En-XHi Sistems”, pronar i së cilës është Mitko Andreevski, ia ka ndarë të gjithë tenderët prej vitit 2011 e këndej. Në periudhën e kaluar Zaev tenderë u ka ndarë kushërinjve të tij, xhaxhait, vëllait Vice dhe ortakëve të biznesit, kompanive familjare të afërt me të, bashkëpartiakes, Cvetanka Ivanova, ndërsa tani edhe kryetarit të komisionit për energjetikë të LSDM-së, Mitko Andreevski”, tha Kostovski.
Ai theksoi se Zaev nuk ndryshon dhe se në Strumicë ka rrjet kompanish përmes së cilave i pompon paratë e qytetarëve në xhepat e bashkëpunëtorëve të afërt. “Këtë sistem të pasurimit personal dhe partiak Zaev dëshiron ta përhap në mbarë Maqedoninë. Këtë qytetarët e panë dhe prandaj LSDM-së ia dhanë dështimin e dhjetë zgjedhor me radhë”, tha Kostovski.