Me konferencë përfundimtare sot do të shënohet përfundimi zyrtar i projektit “Rruga deri te punësimi – zhvillimi i aftësive dhe njohurive të reja për personat e papunë”. Projekti u zbatua në 24 muajt e fundit, me mbështetej të Erazmus+ programit të Agjencisë kombëtare për programe edukative evropiane dhe mobilitet dhe Qendra e trajnimit C.E.S. Në konferencën e sotme do të prezantohen rezultatet nga realizimi i projektit dhe përvojat pozitive që dolën nga personat e papunë në Maqedoni, Bullgari, Poloni dhe Rumani. Qendra e trajnimit C.E.S. paralajmëron edhe dy projekte tjera për ndihmë të të papunëve. Njëri projekt është Rrjet i kuzhinierëve dhe kamarierëve të aftë ku realizohet bashkëpunim me partnerët nga Insignare nga Portugalia dhe Engina nga Italia. Projekti i dytë nga programi Erazmus+ në të cilin Qendra e trajnimit C.E.S do të punojë në 30 muajt e ardhshëm ka të bëjë me analfabetizmin familjar. Ky është projekt që zbatohet me shumë vende (Rumani, Bullgari, Maqedoni, Slloveni) dhe në të në mënyrë aktive janë të përfshirë biblioteka dhe qendra të trajnimit.